Made in Korea

Ne jemi krenarë që sjellim tek ju veshje dhe makeup origjinal, të prodhuar dhe dizajnuar krejtësisht në Kore. Kjo garanton cilësi të lartë, trendet më të fundit dhe inovacionin e njohur botërisht. Duke blerë këtu, ju merrni produktin e vërtetë, pa kompromise.

Eksploro koleksionin

FAQ

Si funksionon dërgesa?

Dërgesa kushton 200L brenda Shqipërisë dhe 7€ në Kosovë. Pasi niset pakoja arrin për maksimumi 3 ditë brenda Shqipërisë dhe brenda 1 jave në Kosovë.

A mund ta kthej ose ndërroj një produkt?

Po, vetëm brenda Shqipërisë, rrobat (veshjet) mund të kthehen ose ndërrohen me kusht që të jenë në gjendje perfekte, të paveshura dhe me etiketën origjinale të paprekur. Kërkesa për kthim/ndërrim duhet të bëhet brenda 1 dite nga marrja e porosisë.
Për arsye higjienike, artikujt e makeup-it dhe kozmetikës nuk mund të kthehen apo ndërrohen.
Për aksesorët ndërrimet lejohen vetëm nëse artikulli arrin i dëmtuar.
Nuk lejohet ndërrimi apo kthimi gjithashtu i artikujve me ulje 50% ose më poshtë (duke përfshirë dhe rrobat).

Nga e kanë prejardhjen produktet tuaja?

Pjesa më e madhe e produkteve e kanë prejardhjen nga Koreja e Jugut. Një pjesë tjetër kanë prejardhje nga Kina, Japonia, Vietnami etj. Prejardhjen e produktit do e gjeni gjithmonë të specifikuar në përshkrimin e tij.

Si të kuptoj çfarë mase jam?

Masat aziatike ndryshojnë nga ato Europiane dhe Amerikane duke qenë se kanë tendencën të jenë më të vogla. Prandaj, në përshkrim, përveç masës aziatike dhe ekuivalentit Europian, do gjeni dhe dimensionet e sakta të produktit të matura në CM. Për më tepër, jemi gjithmonë të disponueshëm për t’ju dhënë një konsultë apo këshillë falas. Për këtë të fundit ju lutem të na shkruani në Instagram.