Miel Shop
UNLEASHIA Sunset Dazzle Gloss Balm - 3 Ibiza
UNLEASHIA Sunset Dazzle Gloss Balm - 3 Ibiza
Ky produkt kombinon efektet ushqyese të një balsami buzësh me shkëlqimin e parezistueshëm të një lip gloss-i. Peptidet dhe vitaminat C dhe E të pasura me antioksidantë ushqejnë dhe zbusin rrudhat e buzëve, ndërsa përmirësojnë tonin natyral të tyre.
Aplikatori silikoni në formë petulle (donut) ju lejon të aplikoni produktin lehtësisht dhe në mënyrë të barabartë në buzë. Tekstura e butë, jo ngjitëse dhe pigmenti i shtresueshëm përzihen me buzët, duke lënë një përfundim të bukur, afatgjatë dhe rrezatues.
I disponueshëm në gjashtë nuanca të mrekullueshme, secila prej tyre kujton faza të ndryshme të një perëndimi dielli dhe mban emrin e gjashtë plazheve të famshme:
• Nr. 3 Ibiza: Një rozë e gjallë dhe e ftohtë që ndriçon shikimin dhe u jep buzëve një pamje të bukur dhe të freskët.
I përshtatshëm për ju që jeni tonalitet i ftohtë.
Vegan & Cruelty Free
Prejardhja e produktit: Koreja e Jugut
*Për listën e detajuar të ingredientëve referojuni kutisë
Couldn't load pickup availability
Share
